string(59) "ish-vjehrra-nuk-me-donte-xheneta-flet-per-fejesen-5-vjecare"

Yjet

Gazeta Express

02/06/2025 20:32

“Ish-vjehrra nuk më donte”-  Xheneta flet për fejesën 5-vjeçare

Yjet

Gazeta Express

02/06/2025 20:32

“Për ish-vjehrrin shumë respekt se realisht më ka dashur dhe më ka respektuar gjithmonë”

Një ditë më parë në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”, u diskutua në lidhje me raportin nuse-vjehërr. Xheneta Fetahu ka vendosur që të tregojë një histori të saj personale.

Ajo ka rrëfyer se ka qenë e fejuar për 5 vite dhe nuk ka patur raport të mirë me vjehrrën. Xheneta shtoi se ka patur një marrëdhënie shumë të mirë me ish-vjehrrin, për të cilin ka shumë respekt edhe tani.

“Unë kam qenë e fejuar 5 vite dhe kam jetuar me të dashurin. Gjatë verës kemi jetuar bashkë me familjen e tij për shkak të punës. Unë me vjehrrin kam patur gjithmonë raporte të mira. Edhe tani kur shihemi kemi kontakt jashtëzakonisht të mirë. Ndërsa me ish-partnerin nuk kam. Për ish-vjehrrin shumë respekt se realisht më ka dashur dhe më ka respektuar gjithmonë. Kurse me vjehrrën kisha gjithmonë probleme. Duke qenë se ai ishte djali i vetëm në familje, ajo e kishte të vështirë që t’a konceptonte dashuria ndaj gruas dhe ndaj nënës është e ndryshme”, tha Fetahu.

E pyetur ‘’ka qenë ajo faktor në përfundimin e marrëdhënies suaj?’, Xheneta u përgjigj:

“Pak a shumë nga fundi ka qenë edhe ajo shkaktare”.

Modelja shtoi se ish-partneri i saj nuk e ka marrë asnjëherë guximin që të flasë me nënën e tij, por i thoshin ish-vjehrrit problemin dhe ai fliste me gruan e tij.

“Ish-partneri im ishte gjithmonë në situatë të palakmueshme se unë u mërzitesha këtej dhe ishte edhe ajo që nuk e kuptonte dot që askush nuk t’a merr djalin, nëna ka vendin e vet. Ajo bëhej xheloze për gjënë më të vogël. Ish-partneri im nuk ka folur kurrë me të, por kemi folur me ish-vjehrrin time dhe ai ka ndërhyrë. Nuk ka qenë shqiptar dhe kishte shumë paragjykime, ishin nga Turqia”, përfundoi Xheneta Fetahu.

aaaaa