string(39) "marreveshja-afer-zhegrova-drejt-napolit"

Futboll

Gazeta Express

28/05/2025 15:50

Marrëveshja afër, Zhegrova drejt Napolit

Futboll

Gazeta Express

28/05/2025 15:50

Edon Zhegrova pritet ta vazhdojë karrierën në futbollin italian.

Ylli kosovar duket se është shumë afër transferimit në Napoli.

Sipas “Kiss Kiss Napoli”, klubi italian është pranë finalizimit të transferimit të yllit kosovar, ndërsa po bisedohet për detajet e fundit, përcjell “Gazeta Express”.

Zhegrova nuk ka luajtur që nga nëntori i vitit 2024 shkaku i lëndimit, ndërsa tash është i gatshëm të rikthehet në fushën e blertë dhe atë mund ta bëjë në Itali, ku pritet ta bëjë bashkëlojtar të ri Amir Rrahmanin, me të cilin luan së bashku edhe në Kombëtaren e Kosovës.

25 vjeçari ishte pranë klubit napolitan edhe gjatë janarit, por në fund ky transfer nuk u realizua.

Anësorin ofanziv një kohë e pëlqente edhe Milani.

Ai bëri paraqitje të jashtëzakonshme deri para lëndimit, në Ligue 1 dhe në Ligën e Kampionëve.

Zhegrova mund të bëhet transferi i dytë i Napolit për këtë verë pas Kevin de Bruynet, i cili po ashtu pritet të përfundojë tek kampioni i ri i Italisë. /Gazeta Express