string(60) "per-here-te-pare-ne-portokalli-reperi-i-njohur-getoar-selimi"

Yjet

Gazeta Express

27/05/2025 19:43

Për herë të parë në “Portokalli”, reperi i njohur Getoar Selimi!

Yjet

Gazeta Express

27/05/2025 19:43

Spektakli më i madh i humorit në historinë e skenave dhe televizioneve shqiptare, ka ardhur në sezonin e 43-të, me përvojën, energjinë dhe freskinë e tij, duke garantuar sukses të padiskutueshëm

Spektakli më i madh i humorit në historinë e skenave dhe televizioneve shqiptare, ka ardhur në sezonin e 43-të, me përvojën, energjinë dhe freskinë e tij, duke garantuar sukses të padiskutueshëm.

Mbi 1000 shfaqe ndër 20 vite dhe mijëra e mijëra orëve, mbushur me të qeshura dhe duartrokitje, sezoni i 43-të ka risjellë simbolikën e madhe të semaforit ngjyrë portokalli, i cili prej vitesh na mban në dilemën e ndalimit apo të ecjes përpara.

Aktorëve më të shquar të humorit shqiptar i janë bashkuar emra dhe personazhe të rinj, që me batutat dhe historitë e tyre, u bënë pjesë gazmore e gjithë familjes shqiptare këtu dhe kudo ndodhen nëpër botë. Në skenën dhe ekranin e Top Channel ndodh e qeshura!

Në skenën e “Portokalli” kanë kaluar disa nga emrat më të njohur të komedisë. Portokalli filloi të transmetohej më 31 dhjetor 2003 dhe përfshin komedi stand-up dhe muzikë live. Shfaqja njihet për talljet me problemet e përditshme përmes humorit dhe satirës.

Gjithashtu tallet me figura politike shqiptare, e jo vetëm. Skeçet nuk mungojnë duke përfshirë liderë të tjerë botërorë dhe marrëdhëniet e tyre me Shqipërinë.

I ftuar këtë të mërkurë live në skenën e “Portokalli”, do të jetë reperi Getoar Selimi.