string(84) "ukraina-akuzon-kinen-se-po-ushqen-makinerine-ushtarake-ruse-furnizime-per-20-fabrika"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2025 13:44

Ukraina akuzon Kinën se po ushqen makinerinë ushtarake ruse – Furnizime për 20 fabrika

Lajme

Gazeta Express

26/05/2025 13:44

Shefi i Inteligjencës së Jashtme ukrainase, ka konfirmuar informacionin se Kina po furnizon një gamë të gjerë produktesh të rëndësishme për fabrikat ushtarake ruse.

“Ka informacione që Kina furnizon vegla makinash, produkte kimike speciale, barut dhe komponentë konkretisht për industritë prodhuese të mbrojtjes,” është shprehur Oleh Ivashchenko për agjencinë shtetërore të lajmeve Ukrinform, raporton Reuters.

Ai tutje ka shtuar se kanë informacione “për 20 fabrika ruse që furnizohen nga Kina”.

Kujtojmë se, Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë, ka forcuar më tej marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike me Rusinë që kur Moska dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë në shkurt 2022, gjë që shkaktoi sanksione perëndimore ndaj ekonomisë ruse.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha muajin e kaluar se Kina po furnizonte armë dhe barut për Rusinë, hera e parë që ai e akuzoi hapur Pekinin për ndihmë të drejtpërdrejtë ushtarake ndaj Moskës. Megjithatë, Kina i hodhi poshtë akuzat si “të pabazuara”, por Kievi vendosi sanksione ndaj tre entiteteve kineze.