Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili ndodhet me delegacionin e tij për një vizitë pune në Serbi është takuar sot me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Siç ka pretenduar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram, ata ka pasur një takim “të ngrohtë dhe miqësor“
“Sot kemi konsultime gjatë gjithë ditës në Beograd dhe po zhvillojmë një dialog strategjik mbi katër tema të rëndësishme – situata gjeopolitike dhe politika e jashtme, ekonomia dhe përmirësimi i marrëdhënieve tona, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe në prodhimin ushtarako-industrial, dhe partneriteti ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë në të gjitha fushat e tjera”, ka shkruar Vuçiq.
Ai ka shtuar se është krenar për miqësinë e tyre dhe marrëdhëniet më të mira në historinë serbo-hungareze.