string(72) "punetoret-e-pastrimit-e-vazhdojne-greven-vendosin-tende-perballe-komunes"

Lajme

Gazeta Express

23/05/2025 9:01

Punëtorët e ‘Pastrimit’ e vazhdojnë grevën, vendosin tendë përballë Komunës

Lajme

Gazeta Express

23/05/2025 9:01

 Punëtorët e Kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimi” në ditën e dytë të grevës para ndërtesës së Komunës së Prishtinës janë vendosur në tendë.

Ka disa ditë që ndërmarrja “Pastrimi” nuk po i grumbullon mbeturinat dhe sipas kësaj ndërmarrjeje është e detyruar ta ndërpresë shërbimin, për shkak të mospagesës së borxhit prej 2.7 milionë eurosh nga Komuna.

Komuna ka mohuar borxhin ndaj ndërmarrjes Pastërtia dhe ka akuzuar ndërmarrjen për sabotazh dhe se punëtorët po keqpërdoren për qëllime politike.

Ndërkohë, kryeqyteti është mbushur bërllok dhe është alarmuar për rreziqe shëndetësore, ndërsa Prokuroria është aktivizuar për të grumbulluar informata për situatën.

Më parë, në njoftimin e Sindikatës së “Pastrimit” për grevën thuhej se qëllimi i saj është shprehja e pakënaqësisë dhe kërkesës për zgjidhje emergjente ndaj situatës së rëndë financiare, ku

është futur ndërmarrja, “si pasojë e mosshlyerjes së obligimeve financiare nga Komuna”./EO