string(85) "ne-madrid-po-perfundon-nje-epoke-jo-vetem-ancelotti-nga-reali-po-largohet-edhe-modric"

Futboll

Gazeta Express

22/05/2025 10:52

Në Madrid po përfundon një epokë: jo vetëm Ancelotti, nga Reali po largohet edhe Modric

Futboll

Gazeta Express

22/05/2025 10:52

Në Madrid po përfundon një epokë. Pas largimit të Carlo Ancelottit, edhe Luka Modric pritet të largohet nga Reali.

Sipas informatave që i posedon mediumi “Cope”, kontrata e mesfushorit kroat nuk do të vazhdohet, kështu që të shtunën kundër Real Sociedadit mund të jetë ndeshja e tij e fundit në “Bernabeu” me fanellën e bardhë, përcjell “Gazeta Express”.

Një element fondamental qe më shumë se një dekadë, 39 vjeçari i ka fituar katër tituj të La Ligas dhe gjashtë Champions League me klubin nga kryeqyteti spanjoll.

Në këtë sezon, përkundër moshës së shtyrë, ka qenë mjaft i dobishëm: 55 ndeshje, 4 gola dhe 9 asistime.

Një rendiment që dukej se do t’ia mundësonte vazhdimin e e kësaj historie dashurie, por duket se nuk do të jetë kështu.

Ish-futbollisti i Tottenhamit i ka zhvilluar 590 ndeshje dhe i ka realizur 43 gola me Realin duke e fituar edhe Topin e Artë në vitin 2018.

Reali do ta lëshojë nesër një deklaratë për shtyp për ta konfirmuar largimin e Carlo Ancelottit, ndërsa mund ta bëjë të njëjtën gjë edhe për Modricin.

Gjithashtu, edhe Lucas Vazquez e Jesus Vallejo pritet të largohen nga Madridi. /Gazeta Express