string(44) "dy-persona-ne-paraburgim-per-marrje-ryshfeti"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 18:47

Dy persona në paraburgim për marrje ryshfeti

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 18:47

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda dhe Njësiti kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, ka njoftuar opinionin publik se Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e saj për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve me inicialet A.B. dhe E.L.

Sipas njoftimit, të dyshuarit dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, sipas nenit 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Për këtë arsye, ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Prokuroria ka ritheksuar përkushtimin e saj në luftimin e korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend, duke vepruar me profesionalizëm dhe paanshmëri në trajtimin e të gjitha rasteve që ndërlidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe korrupsionin.

“Lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet i yni. Çdo rast do të trajtohet me seriozitetin dhe vendosmërinë e duhur,” thuhet në fund të njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.