Dy punonjës të ambasadës izraelite u qëlluan për vdekje jashtë Muzeut Hebraik në Washington. Konfirmimi vjen nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së, Kristi Noem
“Dy punonjës të ambasadës izraelite u vranë pa kuptim pranë Muzeut Hebraik në Uashington DC. Po hetojmë për të mbledhur më shumë informacion për të ndarë. Lutemi për familjet e viktimave. Do ta nxjerrim autorin para drejtësisë”, shkroi ajo në X.
Sipas zyrtarëve që folën për mediat lokale, një burrë u pa duke ecur pranë Muzeut Hebraik në Washington përpara se të hapte zjarr, duke goditur një burrë dhe një grua. I dyshuari thuhet gjithashtu se bërtiti “Liri për Palestinën” gjatë arrestimit të tij.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...