Qeveria italiane ka miratuar marrëveshjen me Zvicrën për taksimin e të ashtuquajturit “teleworking” nga punonjësit ndërkufitarë.
Punonjësit ndërkufitarë do të kenë të drejtë të punojnë nga shtëpia deri në 25% të orarit të tyre të punës pa u taksuar në shtetin ku ndodhen fizikisht, transmeton albinfo.ch.
Sipas një deklarate për shtyp të qeverisë italiane, telepunimi nuk ndikon as në shtetin që takson të ardhurat nga punësimi, as në statusin e punonjësit ndërkufitar.