string(65) "eksplozivi-i-gjetur-ne-durres-forcat-xheniere-kryejne-shperthimin"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 8:42

Eksplozivi i gjetur në Durrës, forcat xheniere kryejnë shpërthimin

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 8:42

Një sasi eksplozivi është gjetur mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si “Veliera” në qytetin e Durrësit. Sasia e lëndës plasëse, u pika nga kalimtarë të rastit, të cilët ishin ata që njoftuan policinë e Durrësit.

Zona është mbajtur e rrethuar nga policia gjatë mbrëmjes së djeshme për disa orë dhe qarkullimi u ndërpre, derisa eksplozivi u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga ekspertët xhenierë.

Ndërkohë ende nuk dihet asgjë lidhur me ngjarjen, ndërsa nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga policia.