string(76) "debati-dhe-gjyqi-me-g-banin-arsida-rrefen-prapaskenat-me-ish-banoret-e-bbv-4"

Yjet

Gazeta Express

20/05/2025 21:37

Debati dhe gjyqi me G-Banin, Arsida rrëfen prapaskenat me ish-banorët e BBV 4

Yjet

Gazeta Express

20/05/2025 21:37

“Pas përballjes me G-Banin kam marrë shumë opinione të ndryshme”

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Arsida Çerpja, ka qenë së fundmi e ftuar në “Vajzë apo djalë”, me Sara Gjordenin. Ajo foli për dy vajzat e saj, por edhe për divorcin.

Ndërkohë në një moment gjatë intervistës, Sara e pyeti edhe në lidhje me eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku u përmend edhe çështja me G-Banin.

Kujtomë se pas daljes nga BBV 4, Arsida mori shumë vëmendje për shkak se ajo kishte vendosur që të ngrinte një kallëzim ndaj ish-banorit, për ofendim dhe shpifje ndaj saj. Por pas një përballje që patën me njëri-tjetrin gjatë një prime, Çerpja  tregoi se nuk do t’a çonte G-Banin në gjyq dhe se e kishte falur.

E pyetur nga Gjordeni për raportin e saj me banorët e BBV 4, Arsida tha se vendosi që të falte G-Banin pasi nuk donte të kishte mllef dhe nuk donte t’i shtonte probleme të tjera jetës së saj. Gjithashtu shtoi se ka raporte të mira me të gjithë, duke qenë se në përgjithësi ajo është shumë diplomatike.