string(82) "konstatohet-vdekja-e-foshnjes-qe-u-gjet-prane-deponise-se-mbeturinave-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

19/05/2025 13:18

Konstatohet vdekja e foshnjës që u gjet pranë deponisë së mbeturinave në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

19/05/2025 13:18

Sot është gjetur një foshnje e porsalindur brenda një qeseje afër një deponie të mbeturinave në Matiqan të Prishtinës.

Gazetarja e T7 Syzana Hajradini po qëndron në vendin e ngjarjes dhe raporton se tashmë është konstatuar vdekja e foshnjës.

Lidhur me këtë është deklaruar Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Ata kanë thënë se prokurori kujdestar është njoftuar për rastin dhe se po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore për çështjen.

“Ju njoftojme se Prokurori kujdestar eshte njoftuar per rastin aktual, eshte ne ndermarrjen te gjitha masave dhe veprimeve hetimore per kete çeshtje.”

Express ju sjellë edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku kanë shkuar edhe ekipet e forenzikës: