string(110) "ldk-ja-dorezoi-kallezim-penal-ne-prokurori-ndaj-kurtit-dhe-deputeteve-te-vvse-qe-po-i-mbajne-postet-qeveritare"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2025 13:36

LDK-ja dorëzoi kallëzim penal në Prokurori ndaj Kurtit dhe deputetëve të VV’së që po i mbajnë postet qeveritare

Lajme

Gazeta Express

08/05/2025 13:36

Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzoi të enjten kallëzim penal për “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-Kryeministrit Kurti dhe ish ministrave, të rizgjedhur deputetë”.

Kallëzimin penal në Prokuririnë Special e dorëzuan deputetet e LDK-së, Hykmete Bajrami dhe Doarsa Kica- Xhelili.

Sipas LDK-së, kallëzimi penal ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Kjo parti thekson se, meqë Kurti dhe ministrat kanë dhënë dorëheqje nga funksionet ekzekutive për t’u bërë deputetë, ata nuk kanë të drejtë të vazhdojnë ushtrimin e detyrës si pjesë e Qeverisë në detyrë./EO/