Është ndërprerë ndeshja mes Pejës dhe Bashkimit në gjysmëfinale të basketbollit.
Kur po luhej fillimi i çerekut të tretë ndodhi një incident që çoi në ndërprerjen e takimit.
Një tifoz pejan e goditi me top një basketbollist të Bashkimit, çka tensionoi situatën.
Pas këtij rasti, klubi prizrenas iu drejtua zhveshtores.