Hykmete Bajrami i reagon Konjufcës që relativizoi ofendimet ndaj opozitës: Hipokrizi në maksimum - Gazeta Express
string(95) "hykmete-bajrami-i-reagon-konjufces-qe-relativizoi-ofendimet-ndaj-opozites-hipokrizi-ne-maksimum"

Lajme

Gazeta Express

08/04/2025 14:54

Hykmete Bajrami i reagon Konjufcës që relativizoi ofendimet ndaj opozitës: Hipokrizi në maksimum

Lajme

Gazeta Express

08/04/2025 14:54

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka reaguar Glauk Konjufcës pasi që ky i fundit sot është munduar që ta zbusë ofendimin që Albin Kurti ua kishte bërë opozitës duke i quajtur ‘‘hajvanë’’, shkruan Gazeta Express.

Bajrami, relativizmin që  Konjufca ia bëri kësaj deklarate e cilësoi si ‘‘hipokrizi në maksimum’’.

”Konjufca, i pyetur nga gazetarët për fjalët “hajvanë” dhe “hajvanat”, u justifikua se ishte “gjuhë fushate”. Tha: “Normal, qohesh një mëngjes, e sheh që s’i ke numrat, dhe e ndryshon qasje.”

Por Konjufca ”harroj” që termat “hajvan” dhe “hajvanat” janë përdorur pasi janë shpallur rezultatet preliminare, pra në dritën e numrave, edhepse këta terma janë të papranushëm kurdo që thuhen.

Qasjen, Albin Kurti e ka ndryshuar vetëm kur e kuptoi që nuk i del matematika pa votën e Adem Hoxhës, alias Listës Serbe.

Hipokrizi në maksimum”, ka thënë ajo. /GazetaExpress