Fitore Pacolli "flet" me Rugovën, i thotë "Qu Ibrahim …", konstaton në mënyrë fataliste "Me kaq e pat LDK!" - Gazeta Express
string(96) "fitore-pacolli-flet-me-rugoven-i-thote-qu-ibrahim-konstaton-ne-menyre-fataliste-me-kaq-e-pat-ldk"

Lajme

Gazeta Express

01/04/2025 9:28

Fitore Pacolli “flet” me Rugovën, i thotë “Qu Ibrahim …”, konstaton në mënyrë fataliste “Me kaq e pat LDK!”

Lajme

Gazeta Express

01/04/2025 9:28

Fitore Pacolli i është bashkuar korit të akuzave të VV’së ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës “për skema të organizuara kriminale”. Ajo në një postim në facebook i ka bërë thirrje ish- kryetarit historik të LDK’së Ibrahim Rugovës duke iu drejtuar me gabim gjuhësor “Qu Ibrahim…”.  Më pas, ajo edhe shpallë fundin e LDK’së duke konstatuar “Me kaq e pat LDK!”.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Qu Ibrahim e kshyr çka ti kanë ba partisë. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës e kthyen në parti të skemave të organizuara kriminale.

Thirru në emrin e Rugovës e organizo skema kriminale për vjedhje të votave.

Me kaq e pat LDK!