Largimi i 5 mijë ushtarëve amerikanë, ministri gjerman i Mbrojtjes: Evropianët duhet të marrin përgjegjësi më të mëdha - Gazeta Express
string(116) "largimi-i-5-mije-ushtareve-amerikane-ministri-gjerman-i-mbrojtjes-evropianet-duhet-te-marrin-pergjegjesi-me-te-medha"

Lajme

Gazeta Express

02/05/2026 11:17

Largimi i 5 mijë ushtarëve amerikanë, ministri gjerman i Mbrojtjes: Evropianët duhet të marrin përgjegjësi më të mëdha

Lajme

Gazeta Express

02/05/2026 11:17

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, u ka bërë thirrje aleatëve evropianë të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre, pasi SHBA njoftoi se do të tërheqë 5,000 trupa amerikane nga Gjermania.

Pistorius tha se prania e ushtarëve amerikanë në Evropë është “në interesin tonë dhe në interesin e Shteteve të Bashkuara”, por shtoi: “Ishte e parashikueshme që SHBA do të tërhiqte trupa nga Evropa, përfshirë Gjermaninë, raporton TheGuardian, përcjell Gazeta Express.

“Ne evropianët duhet të marrim përgjegjësi më të madhe për sigurinë tonë.”

Gjermania është vendi më i madh i vendosjes së ushtrisë amerikane në Evropë, me rreth 35,000 ushtarë aktivë, dhe shërben si një qendër kyçe trajnimi.

Të premten, Pentagoni tha se tërheqja e trupave pritet të përfundojë brenda gjashtë deri në 12 muajve të ardhshëm.

Njoftimi erdhi mes një përplasjeje publike mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe kancelarit gjerman, Friedrich Merz, pasi lideri evropian tha se SHBA po “poshtërohej” nga Irani.

Pistorius tha se Gjermania është “në rrugën e duhur” në marrjen e hapave për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të vendit, duke përmendur zgjerimin e forcave të saj të armatosura Bundeswehr, rritjen dhe përshpejtimin e prokurimit të pajisjeve si dhe ndërtimin e infrastrukturës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement