E mbajti adoleshenten në banesë pa dëshirën e saj, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë
Lajme
Gazeta Express
26/03/2025 18:15
Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë shqiptare, pasi dyshohet se ka mbajtur në banesë, pa dëshirën e saj, një 15-vjeçare.
Blutë e Tiranës bëjnë me dije se dyshohet se autori ka ngacmuar seksualisht adoleshenten.
Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës (thikë)
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, arrestuan shtetasin E. Gj., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka mbajtur në banesë, pa dëshirën e saj, një 15-vjeçare, të cilën gjithashtu dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht. Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës (thikë)”, njofton policia.