Specialja publikoi pamje për t'i treguar kushtet brenda burgut, Behrami: Fyese, po arsyetohen që po i mbajnë paligjshem qe 6 vjet - Gazeta Express
string(125) "specialja-publikoi-pamje-per-ti-treguar-kushtet-brenda-burgut-behrami-fyese-po-arsyetohen-qe-po-i-mbajne-paligjshem-qe-6-vjet"

Lajme

Gazeta Express

12/05/2026 22:08

Specialja publikoi pamje për t’i treguar kushtet brenda burgut, Behrami: Fyese, po arsyetohen që po i mbajnë paligjshem qe 6 vjet

Lajme

Gazeta Express

12/05/2026 22:08

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë publikuar pamje nga qendra e paraburgimit në Hagë, ku po mbahen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Ndaj këtij veprimi, ka reaguar ish-deputeti Artan Behrami, i cili në profilin e tij në FB ka shkruar:

“Reklamat në prag të verdiktit nga Gjykata Speciale janë skandaloze. Në esencë, ato janë fyese, njëjtë si dikur reklamat e KFOR-it.

Këta dëshirojnë të arsyetojnë mbajtjen e paligjshme tash e 6 vjet të krerëve të UÇK-së në paraburgim.

Miliona euro të taksapaguesve evropianë janë harxhuar në reklama me përmbajtje raciste, përplot stereotipe të dedikuara për “parashoqërinë” kosovare.

Bashkimi Evropian duhet të turpërohet!”, është shprehur Behrami.

Postimi i tij:

Advertisement
Advertisement
Advertisement