Policia e Tiranës ka goditur një rrjet prostitucioni të drejtuar nga Kolumbia, duke arrestuar tetë persona dhe shpallur në kërkim tre të tjerë. Mes të arrestuarve është edhe një police, Anisa Brahaj, e cila dyshohet se ka ndihmuar në organizimin e aktivitetit.
Në total, janë proceduar 44 shtetase të huaja nga Amerika Latine për prostitucion. Arrestimet përfshijnë individë të përfshirë në trafikimin e personave dhe shfrytëzimin e prostitucionit, si dhe menaxhimin e lokaleve ku ushtrohej ky aktivitet.
Shtetasja G.R., nga Kolumbia, është shpallur në kërkim dhe dyshohet se udhëhoqi rrjetin nga Kolumbia, duke bashkëpunuar me Esmerald Sulollari për sigurimin e kushteve në Shqipëri. Prostitutat e përfshira në këtë aktivitet ishin të akomoduar në apartamente në Tiranë, dhe çmimet për shërbimet e prostitucionit varionin nga 200 deri në 250 euro.