Dy banore pasur një bisedë me njëra-tjetrën për lojën në “Big Brother VIP 4”
Loredana dhe Gerta kanë patur një bisedë me njëra-tjetrën për lojën në “Big Brother VIP 4”. Dy banoret po flisnin për debatet mes Danjës dhe Rozanës, ku Loredana ka mbështetur këngëtaren.
Gerta i thotë se Rozana po afrohet me banoren në mënyrë tendencioze, për t’u hakmarrë me të.
“Edhe unë nuk jam mirë me Danjën, por edhe pse je kundër Danjës, ti e ndihmon Rozanën, ke ndihmuar një kundërshtar, le të dalë Danja e dobët, po të dalë dhe ajo”, tha Gerta.
Ndërkohë teksa dy banoret po bisedonin te lavanderia, Gjesti ishte te dera që po i përgjonte të dyja.
Pjesë nga biseda:
Gerta: Është fiks e njëjta mënyrë që unë pyesja Livian, se kam kohë që po e studioj se për çfarë të kërkon ty ajo
Loredana: Për budallallëqet që nuk kanë lidhje, e kam kuptuar dhe unë
Gerta: Janë gjëra të lehta në shtëpi, pa vlerë, pa ndonjë peshë të madhe. Është e njëjta gjë si afrimiteti që kisha unë me Livian, po kjo e bën ndryshe, unë e bëja se e njihja Livian nga jashtë.
Loredana: Me mua duket tendencioze, me mua nuk e ka bërë më përpara
Gerta: Është me tendencë, nuk e ka të pastër. E bën enkas për të bërë një lloj hakmarrje për mua. Thjesht e bën për mua këtë gjënë, afrimitetin me ty.
Loredana: Nuk kam për t’iu kthyer
Gerta: Edhe unë nuk jam mirë me Danjën, por edhe pse je kundër Danjës, ti e ndihmon Rozanën, ke ndihmuar një kundërshtar, le të dalë Danja e dobët, po të dalë dhe ajo
Loredana: E kam kuptuar këtë
Gerta: Ndihmën që i jep Rozanës e bën që të dalë mirë. Për ne Danja nuk ka peshën e madhe siç e ka Rozana. Pesha është ndryshe, ndryshe peshon Rozana, ndryshe Danja në marrëdhënie me ne.
Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...