Në prag të pranverës, Bora e "zë në befasi" Trepçën - Gazeta Express
string(48) "ne-prag-te-pranveres-bora-e-ze-ne-befasi-trepcen"

Sport

Gazeta Express

27/02/2025 21:15

Në prag të pranverës, Bora e “zë në befasi” Trepçën

Sport

Gazeta Express

27/02/2025 21:15

Gjatë mbrëmjes së sotme është zhvilluar xhiroja e 21-të në elitën e basketbollit kosovar.

Trepça ishte mysafire e Borës në kryeqytet, duke pritur një fitore të lehtë për të rimarrë kreun e tabelës, që në ato momente ishte në duar të Bashkimit.

Por, Bora e zuri në befasi skuadrën nga Mitrovica, duke e mposhtur minimalisht 89:88, shkruan “Gazeta Express”.

Bora, e promovuar në elitë këtë edicion për herë të parë në histori, arriti fitore të madhe ndaj “Xehetarëve”, e cila njëherësh ishte e para ndaj mitrovicasve këtë edicion.

Më të mirët e ndeshjes ishin dyshja amerikane e Borës, Lomax – që shënoi 25 pikë e bëri 12 asistime – dhe Ëoods që shënoi 23 pikë.

Për Trepçën më i miri ishte Cotton me 21 pikë të shënuara.

Me këtë fitore, Bora vazhdon të mbetet në pozitën e shtatë, pozitë që të dërgon në play-out.

Ndërkohë, Trepça tashmë mbetet e dyta me 14 fitore nga 21 xhiro.

Xhiron e ardhshme, Bota i shkon Golden Eagle Yllit në Suharekë, për të ngushtuar epërsinë në tabelë.

Në anën tjetër, Trepça do t’i bëj konak në “Minatori” liderit të tabelës, Bashkimit./GazetaExpress/