Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Altin Dumani ka qenë i pranishëm në tryezën e drejtësisë të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes. Ai ka folur në lidhje me masat e sigurimit personal të caktuara nga SPAK duke theksuar se numri total i të paraburgosurve në Shqipërisë për llogari të SPAK është më pak se 9% dhe këtë në masën absolute janë për veprat penale që lidhen me krimin e organizuar.
“Në çdo masë sigurimi që ne kërkojmë, njohim mirë kriteret e Kodit të Procedurës Penale dhe përpiqemi të jemi shumë strikt në zbatimin e kritereve që parashikon Kodi i Procedurave Penale në zbatimin e vendosjes së masës së sigurimit. Lloji i masë së sigurimit të përzgjidhet në bazë të disa rrethanave të caktuara. Çdo hetim ka dinamikën e vet.
Kemi publikuar në rrjetet sociale numrin e përgjithshëm të paraburgosurve për llogari të SPAK, në raport me numrin total të të paraburgosurve në Shqipëri, është më pak se 9 % dhe këta në masën absolute të paraburgosur janë për veprat penale që lidhen me krimin e organizuar, sa i takon veprës penale të korrupsionit dhe veprave penale të kryera në detyrë, shikoje se është gjithë gjeografia e masave të sigurimit. Aty parashikohen në kodin e procedurës penale. Rreth 49% janë hetuar në gjendje të lirë me masa sigurimi “detyrim paraqitje”, shumë subjekte “arrest në shtëpi” dhe ndalim i daljes jashtë shtetit. Kjo situatë në raport me SPAK nuk është ajo që paraqitet. Vetëm 9%, dhe nëse i ndan, në shumicën absolute janë subjekte të krimit të organizuar. Kështu që SPAK në kërkesat që bën është i kujdesshëm të vlerësojë kriteret dhe kushtet që parashikohen në procedurën penale sa i takon llojit të masës së sigurimit duke marrë në konsideratë të gjithë ata rrethanë.
Jemi shumë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm, por të shikosh dhe trendin ka një trend në rënie sa i takon aplikimeve të masave të sigurimit arrest me burg. Hidhini sytë çfarë ndodh tej SPAK, ne kemi një kompetencë të kufizuar për disa vepra penale. Burimi i shifrave është Drejtoria Përgjithshme e Burgjeve, janë të dhëna zyrtare. Çdo akt i yni kontrollohet nga gjykatat. Ne kontrollohemi nga KLP aq sa mund të kontrollohemi për vlerësimin e performancës si dhe çështje të tjera. Ne kontrollohemi nga ILD. Raportojmë në Kuvend, ne raportojmë mbi ecurinë e institucionit duke dhënë një panoramë të plotë të punës së institucionit dhe Kuvendi përmes instrumentit të rekomandimeve ka mundësi që të kontrollojë punën e SPAK. Këtë vit sa i takon miratimin të strategjive hetimet financiare pothuajse i kemi përmbushur. Jemi institucioni më i kontrolluar në Republikën e Shqipërisë”, tha Dumani.