Gjesti hap zarfin e parë të 'valixhes së tundimeve', dënimi ishte të flinte me një tjetër banorë e jo Eglin – ai zgjodhi Rizartën - Gazeta Express
string(124) "gjesti-hap-zarfin-e-pare-te-valixhes-se-tundimeve-denimi-ishte-te-flinte-me-nje-tjeter-banore-e-jo-eglin-ai-zgjodhi-rizarten"

TV/Film

Gazeta Express

21/02/2025 21:37

Gjesti hap zarfin e parë të ‘valixhes së tundimeve’, dënimi ishte të flinte me një tjetër banorë e jo Eglin – ai zgjodhi Rizartën

TV/Film

Gazeta Express

21/02/2025 21:37

“Duhet të zgjedhësh një banor tjetër me të cilin…”

Si lider i kësaj jave, Vëllai i Madh ka vendosur që të sfidojë Gjestin me ‘valixhen e tundimeve’.

Nëpërmjet një zarfi të bardhë, Gjesti ka zbuluar rolin e tij në këtë sfidë. Ai do vendoste të merrte ose jo këtë valixhe, e cila ka shpërblime dhe dënime që mund të jenë për të ose për të gjithë banorët.

Valixhja ka shtatë zarfe që Gjesti duhet t’i hapë, e nëse nuk i hap brenda afatit të caktuar bëhen të pavlefshme.

Banori hapi zarfin e parë në të cilin shkruhej:

Gjesti, për dy javët e ardhshme nuk mund të flesh më me Eglin. Duhet të zgjedhësh një banor tjetër me të cilin do ndash shtratin gjatë kësaj periudhe. Banori i zgjedhur nga ti nuk mund të thotë “Jo”. Zgjedhja duhet të bëhet tani.

Pasi lexoi zarfin, Gjesti zgjodhi Rizartën.

Advertisement
Advertisement
Advertisement