“T’a ha buzën…” – Gjesti vazhdon ngacmimet me Eglin - Gazeta Express
string(45) "ta-ha-buzen-gjesti-vazhdon-ngacmimet-me-eglin"

TV/Film

Gazeta Express

28/01/2025 21:31

“T’a ha buzën…” – Gjesti vazhdon ngacmimet me Eglin

TV/Film

Gazeta Express

28/01/2025 21:31

Gjesti dhe Egli herë pas here ngacmojnë njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”

Gjesti dhe Egli herë pas here ngacmojnë njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Edhe pse mundohen që të qëndrojnë larg, sërish përfundojnë bashkë duke bërë batuta mes tyre.

E kështu ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Teksa këngëtari ka qenë duke bërë dush, pranë tij ka shkuar banorja. Kjo e fundit i kishte gjetur mikrofonin dhe i thotë se ‘edhe numrin e dinte’.

Ndërkohë Gjesti i kthehet ‘t’a ha qoshen e buzës’. Në momentin që Egli largohet ai e thërret dhe i dërgon puthje me dorë dhe ajo ia kthen njësoj.

Ajo afrohet sërish dhe bën një zemër te xhami i dushit dhe thotë: “Po dua me të pas vetëm shok. Me nejt vetëm shok, ok? Me bërë vetëm biseda si shokë”, e qeshin që të dy.

“Kemi me u përla sot në prime”, ia pret Gjesti: “Kam një bindje që kemi me u përla”.

“Unë nuk kam nerva me u përla. Veç mos më hajde pas prime me u pajtuar”, i thotë Egli dhe ai i përgjigjet: “Jo”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement