“Ia **** nënën atij që…” vazhdon fjalori i pistë i G-Banit në Big Brother VIP Albania - Gazeta Express
string(77) "ia-nenen-atij-qe-vazhdon-fjalori-i-piste-i-g-banit-ne-big-brother-vip-albania"

TV/Film

Gazeta Express

27/01/2025 19:49

“Ia **** nënën atij që…” vazhdon fjalori i pistë i G-Banit në Big Brother VIP Albania

TV/Film

Gazeta Express

27/01/2025 19:49

Një debat mjaft i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes Gertit dhe G-Banit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”

Një debat mjaft i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes Gertit dhe G-Banit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Tensionet mes tyre janë rritur kur këngëtari ka tentuar që të mbrohej nga akuzat e aktorit, për vjedhje të cigareve.

G-Bani ka sqaruar se nuk ishte ai që kishte vjedhur cigaret dhe se nuk mund të akuzohej si hajdut kur nuk kishte bërë një gjë të tillë. Sipas banorit, ai kishte marrë ushqimet, por jo cigaret.

Pasi ky sqarim, tensionet janë thelluar kur G-Bani, i irrituar, ka shpërthyer në një koment të ashpër:

“Ia q**** derri nënën atij që ka vjedhur cigaret…”

Në këtë moment, Gjesti, i cili ndodhej pranë, ka ndërhyrë dhe e ka pyetur G-Banin për arsyen e përdorimit të një shprehjeje kaq të fuqishme dhe ofenduese, duke kërkuar të kuptonte më shumë për atë që po ndodhte në atë debat të nxehtë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement