Nisin lëvizjet në basketbollin kosovar, Bashkimi nënshkruan me dy lojtarë, njëri është “rikthim” - Gazeta Express
string(92) "nisin-levizjet-ne-basketbollin-kosovar-bashkimi-nenshkruan-me-dy-lojtare-njeri-eshte-rikthim"

Sport

Gazeta Express

30/12/2024 18:15

Nisin lëvizjet në basketbollin kosovar, Bashkimi nënshkruan me dy lojtarë, njëri është “rikthim”

Sport

Gazeta Express

30/12/2024 18:15

Bashkimi i Prizrenit ka vazhduar me ndryshime në përbërje.

Pasi shkarkoi trajnerin Darko Raduloviq, klubi prizrenas të hënën njoftoi për kthimin e basketbollistit amerikan, Erick Copes. 31-vjeçari luan në afërsi të koshit dhe është i gjatë 206 centimetra.

Te Bashkimi, Copes ishte edhe edicionin e kaluar.

Po të hënën, Bashkimi njoftoi se ka firmosur me fundorin amerikan, Wendell Green jr. Ai së fundi ishte në Islandë dhe është shquar me efikasitet.

Lëvizje po bëjnë edhe skuadrat tjera. Trepça ështëe ndarë me qendrën Mohamed Barro dhe së shpejti pritet ta prezantojë një të huaj tjetër.

Advertisement
Advertisement
Advertisement