‘Vëllai i Madh’ ka vazhduar zemërgjerësinë në nderë të Krishtlindjes tek banorët duke dëgjuar dëshirat e tyre më të thella
Banorët do të kenë kohën e nevojshme për të menduar mirë se çfarë të kërkojnë nga ‘Vëllai i Madh’, transmeton Klankosova.tv.
Në zarfin e bardhë të mbërritur në shtëpi, thuhej se disa nga dëshirat më të thella të banorëve do të shqyrtohen dhe do të bëhen realitet nga ‘Vëllai i Madh’.
I gjithë ky moment magjik, i gëzoi pamasë banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova.
“Banorë, me rastin e kësaj dite të veçantë të Krishtlindjes, ‘Vëllai i Madh’ ka menduar të sjell një moment magjik dhe plotë surpriza për të gjithë ju. Ju ftojmë që njëri pas tjetrit të hyni në ‘dhomën e surprizave’ ku do të keni mundësi të shkruani në letër disa nga dëshirat tuaja më të thella e më të bukura. Ky është çasti juaj për të menduar për ato gjëra që zemra juaj i dëshiron më shumë. ‘Vëllai i Madh’ do t’i lexojë me kujdes çdo dëshirë dhe do të shqyrtojë mundësinë për të bërë njërën prej tyre realitet. Le të jetë kjo një festë e mbushur me dashuri, shpresë dhe çaste të paharrueshme. Përgatituni për magjinë që Krishtlindjet dhe ‘Vëllai i Madh’ mund të sjellë. Gëzuar!”, thuhet në zarfin e bardhë të mbërritur në shtëpi.
Për të kuptuar më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...