Afrim Muçiqi e Yjet, programi qendror festiv në T7 absolutisht me më të mirët - Gazeta Express
string(76) "afrim-muciqi-e-yjet-programi-qendror-festiv-ne-t7-absolutisht-me-me-te-miret"

TV/Film

Gazeta Express

23/12/2024 20:07

Afrim Muçiqi e Yjet, programi qendror festiv në T7 absolutisht me më të mirët

TV/Film

Gazeta Express

23/12/2024 20:07

Në natën më të veçantë të vitit, T7 sjellë gjithçka që ju nevojitet për një festë të paharrueshme.

Me muzikë të jashtëzakonshme, atmosferë festive dhe argëtim pa fund, nata qendrore e Vitit të Ri do të jetë një festë e madhe që do të pushtojë ekranet dhe zemrat tuaja!

Kjo natë sjell në ekranin tuaj më të mirët, ikonën e muzikës Afrim Muçiqi bashkë me grupin “Yjet”, derisa i ftuar është Shkelzen Jetishi-Xeni, një tjetër emër i dashur dhe i respektuar nga publiku.

Por ka edhe më shumë! Aktorë, TikToker-ë, valltarë dhe vetë stafi i T7 do të kujdesen për humorin, argëtimin dhe atmosferën festive.

Përgatituni për një mbrëmje ku yjet e skenës shqiptare dhe energjia pozitive do të jenë miqtë tuaj më të mirë për të mirëpritur Vitin e Ri! /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement