Gjesti flet me Drenushën për Xhenetën: Pse nuk po mundohesh të më pajtosh? - Gazeta Express
string(72) "gjesti-flet-me-drenushen-per-xheneten-pse-nuk-po-mundohesh-te-me-pajtosh"

TV/Film

Gazeta Express

17/12/2024 21:07

Gjesti flet me Drenushën për Xhenetën: Pse nuk po mundohesh të më pajtosh?

TV/Film

Gazeta Express

17/12/2024 21:07

Drenusha dhe Gjesti kanë vazhduar ironitë mes njëri-tjetrit derisa kanë biseduar në dhomën e gjumit.

Gjesti i cili po e ngacmonte Drenushën,i  tha se po ia mbush veshët Xhenetës për të, dhe sipas tij e njëjta nuk po e lë t’i afrohet asaj.

“Qysh moj zemër po bën kështu me mua, po ma kthen shpinën po bëhesh kundër meje. S’po don me ma lënë Xhenetën me mu afru, e ke marrë afër vetes po ia mbush veshët, po i thua gjithçka për mua, po i thua hiqmu atij”, u shpreh Gjesti.

“Pse po ma largon çikën, a e din që e dua. Në vend që me më ndreq me të”, i tha Gjesti, transmeton Klankosova.tv.

“Ti po lype me u kthy edhe po i thua më ke tradhtuar. Po e akuzon për gjëra që nuk i ka bërë”, ia ktheu Drenusha.

Për të kuptuar më shumë detaje, shiheni videon e mëposhtme: