Disa pjesëtarë të policisë vetëaksidentohen me një automjet të blinduar në Veri - Gazeta Express
string(79) "disa-pjesetare-te-policise-veteaksidentohen-me-nje-automjet-te-blinduar-ne-veri"

Lajme

Gazeta Express

13/12/2024 21:21

Disa pjesëtarë të policisë vetëaksidentohen me një automjet të blinduar në Veri

Lajme

Gazeta Express

13/12/2024 21:21

Një autoblindë e Policisë së Kosovës është aksidentuar fshatin Grabovc në veri të Kosovës, ku kanë mbetur të lënduar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, i cili njoftoi se gjendja e policëve është stabile.

Ai tha se policët e lënduar janë duke u trajtuar në spitalin rajonal Mitrovica e Jugut.

“Rreth orës 20.00 në fshatin Grabovc ka ndodh një vet aksident ku është involvuar një mjet i blinduar i policisë dhe disa polic. Ka të lënduar por gjendja e tyre është stabile (sipas mjekëve). Të lënduarit janë në spitalin rajonal Mitrovica Jugu”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement