Kylian Mbappé ishte protagonist në fitoren e Real Madridit në shtëpi të Atalantës.
Sulmuesi francez e shënoi golin që ia dha avantazhin ekipit spanjoll në ndeshjen e zhvilluar në Bergamo, e vlefshme për xhiron e gjashtë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Me këtë rast, ish-futbollisti i Monacos dhe i Paris Saint-Germainit e bëri një arritje impresionuese në karrierë.
Përfaqësuesi francez në fakt arriti në kuotën e 50 golave në garën më prestigjioze të futbollit evropian, shkruan “Gazeta Express”.
Këtë arritje, ai e bëri si 25 vjeç e 356 ditë, në vetëm 79 ndeshje të zhvilluara, duke u bërë lojtari i dytë më i ri që e arrin këtë, prapa vetëm Leo Messit.
Mbappe në fakt ka marrë pjesë aktiv në 74 gola në Champions, prej tyre 50 gola dhe 24 asistime, numra inferiorë vetëm karshi atyre të regjistruar nga Robert Lewandowski (69 gola e 11 asistime.
Francezi kishte debutuar në Champions në sezonin 2016/17, ndërsa nga ajo kohë ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë garë.
Mbappe e kërkoi zëvendësimin në minutën e 35-të pasi ndjeu dhimbje në kofshën e këmbës së majtë.
Sot do të dihet më saktësisht natyra e lëndimit dhe koha sa mund të mbetet ai jashtë fushës së blertë.
Trajneri Carlo Ancelotti frikësohet se do të mundë ta humbasë yllin e tij në Intercontinentale, e cila do të luhet pas vetëm tetë ditësh.
Lëndimi i Mbappes e rrit edhe më shumë numrin e lëndimeve në shtëpinë e “Los Blancos” në këtë edicion.
Janë plot 27 lojtarë që kanë kaluar kah infermieria në muajt e fundit.
Të kujtojmë se aktualisht jashtë fushës si të lënduar kanë mbetur Mendy, Camavinga, Carvajal, Militao e Alaba. /Gazeta Express/
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...