Shpërthimi në kanalin e Ibër Lepencit, në orët e vona të premtes së kaluar u shoqërua me aksione të shumta të Policisë së Kosovës.
Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, dje njoftoi se policia ka gjetur sërish armatim në veti e po ashtu edhe uniforma ushtarake që i takojnë ShBA-së, Britanisë, Serbisë e Rusisë.
E sipas Gurakuq Kuçit, nga Instituti Octopus, armatim do të gjendet edhe në vazhdim në zonat e veriut.
Ai ngriti edhe dyshimet për Kishat Ortodokse serbe që janë në Kosovë.
“Sikur në rastin e Banjskës, ku në Kishën e Banjës u gjet armatim i madh, ne nuk e dimë se se çfarë ka në kishat ortodokse, a ka ndonjë armatim dhe çfarë njerëz qëndrojnë nëpër këto tempuj fetar”, tha Kuçi në Klan Kosova.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...