Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka thënë se Kosova nuk duhet të lidh çdogjë me Serbinë.
Ai në “Pressing” të T7 tha se pavarësisht mos njohjes nga Serbia, Kosova duhet të zhvillohet ekonomikisht.
“Janë 5 vende mosnjohëse të BE-së, katër prej tyre NATO. Ata thonë nëse ju njeh Serbia ju njohim edhe na, kjo tregon se Serbia nuk na njeh sepse nuk do ne të integrohemi. Kjo është kurth”, ka thënë ndër tjerash Gjini. /Gazeta Express
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...