Ka filluar LIVE spektakli “Prime” i Big Brother VIP Kosova 3, i 14-ti me radhë.
E si çdo herë edhe sonte pritet të jetë një natë spektakulare nën prezantimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit teksa opinionet e tyre do t’i japin Olta Gixharri dhe Milaim Zeka.
Spektakli ‘Prime’, pritet që sonte të sjellë shumë surpriza e të papritura për miliona ndjekës të këtij formati televiziv e që është më i shikuari në trojet shqiptare që nga dita e nisjes së tij.
Po ashtu në këtë ‘Prime’ pritet një rrëfim tejet i fuqishëm i një nga banorët e shtëpisë, i cili do i’u lë pa ‘frymë’, transmeton Klankosova.tv.
Mos e humbisni këtë super ‘Prime’ zjarr i cili padyshim do sjellë emocione të forta.