Shpallet “MVP” i xhiros në basketboll - Gazeta Express
string(35) "shpallet-mvp-i-xhiros-ne-basketboll"

Sport

Gazeta Express

02/12/2024 17:13

Shpallet “MVP” i xhiros në basketboll

Sport

Gazeta Express

02/12/2024 17:13

Amerikani Damiree Burns udhëhoqi të dielën Sigal Prishtinën në fitoren e vështirë ndaj Golden Eagle Yllit.

Prishtina fitoi pas kohës shtesë, ndërsa Burns shkëlequ me 24 pikë e 17 kërcime, shkruan Gazeta Express.

Dhe të hënën Burns u shpall lojtari më i vlefshëm i xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës në basketball, me amerikanin që i kishte edhe katër asistime.

Në pesëshen më të mirë kanë zënë vend edhe Jayveous McKinnis i Bashkimit, Jasquez Yow i Pejës, Daniel Lekndreaj i Prishtinës dhe Samuel Hunter i Trepçës.

Përzgjedhja bëhet nga FBK-ja në bazë të statistikave të lojtarëve dhe peshës së ndeshjes./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement