“E papranueshme – Asnjë paralele s’mund të hiqet mes Kurtit dhe Vuçiqit” – Alisa Braho për deklaratat e deputetit gjerman - Gazeta Express
string(114) "e-papranueshme-asnje-paralele-smund-te-hiqet-mes-kurtit-dhe-vuciqit-alisa-braho-per-deklaratat-e-deputetit-gjerman"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2024 22:05

“E papranueshme – Asnjë paralele s’mund të hiqet mes Kurtit dhe Vuçiqit” – Alisa Braho për deklaratat e deputetit gjerman

Lajme

Gazeta Express

27/11/2024 22:05

Gazetarja Alisa Braho ka komentuar deklaratën e deputetit gjerman, Josip Juratoviç ku thotë se ‘Kurti dhe Vuçiq janë partnerë idealë për çështjen e Kosovës, vetëm shikoni si veprojnë e reagojnë’.

Braho në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se një deklaratë e tillë është e papranueshme.

Sipas saj, ‘asnjë paralele s’mund të hiqet mes Kurtit dhe Vuçiqit’.

“Kjo duket që është e targetuar për Kosovën. Mënyra se si flet duket gati se është duke folur Olaf Scholz. Pasi e ka nxjerr fjalën e ka kuptuar vetë, mbase kjo është shumë e ashpër, mirëpo vazhdon duke i mëshuar edhe me tej kësaj teorie të tij.

Unë e shoh të papranueshme, asnjë lloj paralele smund të hiqet mes Kurtit dhe Vuçiqit. Do të biem pastaj pre e një narrative të gabuar kur neve nuk jemi më viktima, por jemi agresor, ose jemi i barabartë me agresorin”, tha Braho.

Advertisement
Advertisement
Advertisement