Komiteti Olimpik reagon ndaj sulmit fizik të referit boshnjak ndaj trajnerit kosovar - Gazeta Express
string(84) "komiteti-olimpik-reagon-ndaj-sulmit-fizik-te-referit-boshnjak-ndaj-trajnerit-kosovar"

Sport

Gazeta Express

25/11/2024 13:41

Komiteti Olimpik reagon ndaj sulmit fizik të referit boshnjak ndaj trajnerit kosovar

Sport

Gazeta Express

25/11/2024 13:41

Komiteti Olimpik i Kosovës ka reaguar pas sulmit fizik që ia bëri gjyqtari i kick-boxit, boshnjakut Fegja Terbonja ndaj trajnerit kosovar të këtij sporti, Migjen Shala.

Shtëpia e sportit kosovar ka shprehur shqetësim dhe indinjatë të thellë ndaj këtij incidenti, i cili ndodhi në Cetinje të Malit të Zi, shkruan “Gazeta Express”.

Trajneri kosovar u ankua për vendimin që fitorja t’i jepet kundërshtarit të garuesit të tij, ndërsa referi boshnjak e qëlloi atë me trofe në fytyrë.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e KOK-ut për këtë rast. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement