Legjenda rumune: Nëse Kosova do të sillej kështu në kohën time, do t’i rrihnim në dhomat e zhveshjes - Gazeta Express
string(97) "legjenda-rumune-nese-kosova-do-te-sillej-keshtu-ne-kohen-time-do-ti-rrihnim-ne-dhomat-e-zhveshjes"

Sport

Gazeta Express

21/11/2024 19:45

Legjenda rumune: Nëse Kosova do të sillej kështu në kohën time, do t’i rrihnim në dhomat e zhveshjes

Sport

Gazeta Express

21/11/2024 19:45

Ngjarja e së premtes së 15 nëntorit mes Rumanisë dhe Kosovës ende nuk po harrohet nga rumunët.

Atë ditë, lojtarët e Kosovës e lanë lojës dy minuta para përfundimit, pas thirrjeve “Serbi, Serbi” nga tribunat e “Arena Nationala”, shkruan Gazeta Express.

UEFA gjatë ditës së djeshme ka vendosur që fitoren me rezultat zyrtare t’ia dhurojë Rumanisë, teksa edhe e dënoi me mbi 150 mijë euro.

Kosova u dënua me 6 mijë euro, përshkak të sjelljeve të lojtarëve në fushën e lojës.

Për këtë ndeshje, ka folur edhe legjenda e futbollit rumun, Rica Raducanu.

Ai ka thënë se nëse një ngjarje e tillë do të ndodhte në kohën e tij, ai dhe bashkëlojtarët e tij do të përdornin masa tjera.

“Nëse Kosova do të sillej kështu në kohën tonë, në do t’i rrihnim në dhomat e zhveshjes. Luaj futboll nëse je i mirë, kaq! Ata erdhën me planin për ta lënë lojën, por nuk ia dolën”, tha ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement