Skuadra nga Kosova, KH Rahoveci po vazhdon rrugëtimin përrallor në EHF European Cup.
Rahoveci u kualifikua në raundin e tretë të EHF European Cup pasi mposhti skuadrën Bocholt – kampionin e Belgjikës – teksa ballafaqimi i radhës do jetë ndaj një skuadre rumune, shkruan Gazeta Express.
Në Mizahir Isma, në ndeshjen e parë Rahoveci pret ekipin rumun CS Minaur Baia Mare dhe një javë më vonë shkojmë në Rumani për ndeshjen e kthimit.
Skuadra kosovare ka kërkuar përkrahje masive për këtë duel.
Rahoveci e synon kalimin në 16 skuadrat më të mira të këtij kompeticioni, një sukses që asnjë skuadër kosovare s’e ka shijuar.
Ky është postimi i plotë nga klubi:
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...