Jon Jones me një goditje e nokauton Miocicin, e mbron titullin e botës - Gazeta Express
string(69) "jon-jones-me-nje-goditje-e-nokauton-miocicin-e-mbron-titullin-e-botes"

Sport

Gazeta Express

17/11/2024 8:29

Jon Jones me një goditje e nokauton Miocicin, e mbron titullin e botës

Sport

Gazeta Express

17/11/2024 8:29

Jon Jones vulosi statusin e tij si një nga luftëtarët më të mëdhenj të arteve marciale mikse të të gjitha kohërave duke mposhtur Stipe Miocic me një goditje spektakolare për të mbrojtur titullin e tij në peshën e rëndë në UFC 309.

Jones rrëzoi Miocic-un me një goditje rrotulluese në brinjë gjatë raundit të tretë në Madison Square Garden, Nju Jork, duke siguruar mbrojtjen e parë të titullit të tij.

Në moshën 37-vjeçare, Jones tha se planifikon të vazhdojë karrierën në UFC, por nuk e konfirmoi nëse lufta e tij e ardhshme do të jetë kundër kampionit të përkohshëm britanik, Tom Aspinall.

“Për sa i përket të ardhmes sime në oktagon, kam vendosur që ndoshta nuk do të tërhiqem,” tha Jones. “Do të diskutojmë dhe do të negociojmë. Nëse gjithçka shkon mirë, ndoshta do t’ju japim atë që dëshironi të shihni.”

Nga ana tjetër, ish-kampioni dy herë i peshës së rëndë, Miocic, 42 vjeç, konfirmoi tërheqjen e tij pas humbjes.

“U ndjeva keq që humba. E dija që ai ishte një nga më të mirët e të gjitha kohërave. Ishte i fortë. U ndjeva mirë, po bllokoja, por ai më kapi në brinjë,” tha Miocic. “Ka mbaruar. Po tërhiqem. Faleminderit Zotit.”

Fitorja e Jones, i cili është edhe ish-kampion i peshës së lehtë, ishte e 16-ta e tij në ndeshje titulli – një rekord në UFC – dhe e 22-ta në përgjithësi në këtë organizatë.

Ndërkohë, Miocic largohet nga sporti si kampioni më i suksesshëm i divizionit të peshës së rëndë, me rekordin e katër mbrojtjeve të titullit dhe i konsideruar gjerësisht si më i madhi në këtë kategori.

Prestigji i ngjarjes u rrit edhe më shumë nga prania e presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, i cili ishte pranë oktagonit dhe u prit me entuziazëm nga publiku. Ai shoqërohej nga miliarderi Elon Musk, muzikanti Kid Rock dhe shefi i UFC-së, Dana White.

Trump u përshëndet nga fansat që brohorisnin “USA” ndërsa ecte drejt oktagonit dhe më pas përjetoi duartrokitje ndërsa UFC transmetonte pamje që festonin fitoren e tij në zgjedhje.

Dana White, një aleat i ngushtë i Trump-it dhe mbështetës gjatë fushatës zgjedhore, vijon të përballet me sfida ligjore lidhur me mënyrën se si operon UFC, përmes padive të ngritura nga ish-luftëtarë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement