Prizreni triumfon ndaj Borës - Gazeta Express
string(28) "prizreni-triumfon-ndaj-bores"

Sport

Gazeta Express

20/10/2024 21:50

Prizreni triumfon ndaj Borës

Sport

Gazeta Express

20/10/2024 21:50

Proton Cable Prizreni ka shënuar fitore të vështirë ndaj Borës, të dielën mbrëma në palestrën “Sezai Surroi”.

Prizreni e fitoi me rezultatin 85:80 ndeshjen e xhiros së gjashtë të elitës kosovare të basketbollit.

Vendasit vetëm në çerekun e katërt kaluan në epërsi, të cilën e mbajtën deri në fund. Ndeshja megjithatë ishte e hapur deri në aksionet e fundit.

Jordan Johnson shkëlqeu te Proton Cable Prizreni me 21 pikë e 14 asistime. John Ëalker i kishte 15 pikë e katër kërcime, ndërsa Ëayne Arnold realizoi 11 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime. Edmond Kryeziu kontribuoi me 16 pikë në fitoren e Proton Cable Prizrenit.

Borës nuk i mjaftuan 21 pikët e 12 kërcimet e Jalen Grahamit. Alex Lomax i kishte 18 pikë, shtatë asistime e pesë kërcime.

Prizreni e shënoi fitoren e dytë. I ka edhe katër humbje. Bilanci i Borës është një fitore e pesë humbje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement