“Gjenerata romantike”, pianistët italianë koncert në TKOB - Gazeta Express
string(54) "gjenerata-romantike-pianistet-italiane-koncert-ne-tkob"

Arte

Gazeta Express

10/10/2024 14:59

“Gjenerata romantike”, pianistët italianë koncert në TKOB

Arte

Gazeta Express

10/10/2024 14:59

Epoka romantike, e njohur për kërkimin e thellë të shpirtit dhe ndjenjave të pakufishme, do të zbulohet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit këtë tetor.

“Gjenerata romantike” titullohet koncerti i pianistëve të talentuar italianë Gianluca Buonocore dhe Lorenzo Villani, që do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit më 10 tetor.

Kur tingujt e Shopenit (Chopin) dhe Shumanit (Schumann) bashkohen, krijojnë më shumë sesa muzikë – një rrugëtim emocional dhe artistik, sjellë me mjeshtëri nga partneriteti me Konservatorin “Giuseppe Martucci” të Salernos dhe shoqatën “Scarlatti.”

Pianistët e talentuar Gianluca Buonocore dhe Lorenzo Villani do të ofrojnë një interpretim të fuqishëm dhe pasionant, duke ndërlidhur shpirtrat e dy gjigantëve të muzikës romantike në një duet mahnitës.

TKOB fton artdashësit të përjetojnë një natë të jashtëzakonshme të mbushur me emocione dhe tinguj që kapërcejnë kohën./Tema