Kryetari i Grupit i Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar spotin e protestës kombëtare të thirrur nga opozita në datë 7 tetor në orën 18:00.
“Kurrë Shqipëria nuk ka rrezikuar kaq shumë të humbas gjithçka ka fituar me betejë të pashembullt 34 vjet më parë. Demokracia është në rrezik”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Kurrë Shqipëria nuk ka rrezikuar kaq shumë të humbas gjithçka ka fituar me betejë të pashembullt 34 vjet më parë. Demokracia është në rrezik. Shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit.
Të gjithë bashkë, më 7 Tetor 2024, ora 18:00, marshojmë drejt Tiranës, për t’i treguar kujtdo se atë që kemi fituar me aq mund, nuk mund ta dorëzojmë lehtë!
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...