string(50) "liverpooli-triumfon-ndaj-west-hamit-ne-carabao-cup"

Sport

Gazeta Express

25/09/2024 22:53

Liverpooli triumfon ndaj West Hamit në Carabao Cup

Sport

Gazeta Express

25/09/2024 22:53

Liverpool ka arritur të shënoj fitore me rezultat 4-1 në rrethin e 1/16 së Carabao Cup ndaj West Ham Unitedit.

Ndeshja nuk nisi mirë për vendasit, pasi pësuan gol pas vetëm 21 minutash, shkruan Gazeta Express.

Këtë gol e shënoi në portën e tij futbollisti i “The Reds”,  Quansah për t’i dhuruar epërsinë Ëest Hamit.

Mirëpo, barazimi u arrit shpejt, pas vetëm katër minutash Chiesa asistoi për Jotan i cili realizoi për 1-1.

Me këtë rezultat u përmbyll edhe pjesa e parë e këtij takimit.

Kurse katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë ishte përsëri Jota që e dërgoi Liverpoolin për herrë të parë në epërsi në këtë ndeshje.

Të drejtuarit e Arne Slot nuk u ndalën dhe Salah gjeti golin e tretë në minutën e 74-të.

Ndërsa dy gola tjerë u realizuan nga Cody Gapko.

Fillimisht holandezi shënoi në minutën e 90-të për 4-1, kurse për epilogun final 5-1, realizoi tre minuta më vonë.

Kujtojmë që londinezët luajtën me një lojtarë më pak nga minuta e 76-të, kur me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua Edson Alvarez.

Me këtë fitore Liverpooli kualifikohet në rrethin e 1/8 së finales në Carabao Cup./Gazeta Express