Trepça nis nesër kualifikimet për Ligën e Kampionëve - Gazeta Express
string(53) "1trepca-nis-neser-kualifikimet-per-ligen-e-kampioneve"

Sport

Gazeta Express

17/09/2024 16:55

Trepça nis nesër kualifikimet për Ligën e Kampionëve

Sport

Gazeta Express

17/09/2024 16:55

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça nesër nis kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Pengesa e parë e mitrovicasve është skuadra Kervanos nga Qipro, shkruan Gazeta Express.

Kjo ndeshje luhet nesër me fillim nga ora 12:00 me kohën tonë lokale.

Nëse “xehetearët” arrijnë të kalojnë këtë kundërshtarë, atëherë do të përballen me Nymburkun e Çekisë.

Trepçës i duhet t’i fitojë këto dy ndeshje pastaj edhe finalen e këtyre kualifikimeve, për të arritur të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se më përpara këtë sukses nuk e ka arritur asnjë skuadër kosovare.

Ky turnir kualifikues do të mbahet në Antalya të Turqisë./Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement