Teuta Krasniqi flet hapur për martesat e hershme dhe thotë se nuk është pro tyre - Gazeta Express
string(80) "teuta-krasniqi-flet-hapur-per-martesat-e-hershme-dhe-thote-se-nuk-eshte-pro-tyre"

TV/Film

Gazeta Express

09/09/2024 20:48

Teuta Krasniqi flet hapur për martesat e hershme dhe thotë se nuk është pro tyre

TV/Film

Gazeta Express

09/09/2024 20:48

Aktorja e njohur Teuta Krasniqi, e cila ishte e ftuara e parë në sezonin e dytë të emisionit “Canapé” në T7, moderuar nga Shpend Lipa, ka ndarë qëndrimin e saj të hapur kundër martesave të hershme.

Gjatë bisedës, Krasniqi theksoi se martesa është një vendim i rëndësishëm në jetë dhe nuk duhet marrë me nxitim, veçanërisht në moshë të re.

“Mos u martoni herët!”– ishte mesazhi i prerë i aktores, e cila nënvizoi rëndësinë e pjekurisë dhe përgatitjes personale për një marrëdhënie kaq të ndërlikuar dhe përgjegjëse siç është martesa.

Sipas saj, njerëzit duhet të njihen më mirë me veten dhe të krijojnë një bazë të fortë përpara se të vendosin të ndajnë jetën me dikë tjetër.

Se çfarë tha më shumë për këtë, e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.

Advertisement
Advertisement
Advertisement