Publikohen pamjet e  momentit të arrestimit të Liridon Rexhepit nga policia turke - Gazeta Express
string(80) "publikohen-pamjet-e-momentit-te-arrestimit-te-liridon-rexhepit-nga-policia-turke"

Lajme

Gazeta Express

03/09/2024 10:38

Publikohen pamjet e  momentit të arrestimit të Liridon Rexhepit nga policia turke

Lajme

Gazeta Express

03/09/2024 10:38

Intelegjenca turke (MIT),  ka arrestuar shtetasin kosovar, Liridon Rexhepi nën dyshimin se ka punuar për rrjetin e inteligjencës izraelite, Mossad.

Arrestimi i tij është realizuar nga inteligjenca turke në kuadër të një operacioni të fshehtë.

Media turke CGTN Turk ka publikuar pamje gjatë momentit të arrestimit të tij dhe një personi tjetër.

Është konstatuar se Rexhepi ka bërë transferta të shumta parash tek agjentët në terren në Turqi përmes Western Union. Të gjitha aktivitetet e Rexhepit, përfshirë lëvizjet e dyshimta në llogaritë e tij, janë monitoruar.