Isuf “Baushtella” nga Malisheva, ka ndërtuar një jetë të re në Gjermani, ku punon në ndërtimtari që nga rinia e tij.
Por kohët e fundit, ai ka zgjedhur të eksplorojë një fushë krejt të re: TikTok. Me një sens të veçantë humori dhe përvoja të shumta nga jeta e tij si emigrant, ai ka krijuar një emër të njohur në rrjetet sociale, duke marrë pseudonimin Isuf “Baushtella”.
Në një intervistë të fundit për emisionin “Era Verë” në T7, Isufi ndau disa nga përvojat e tij nga puna në ndërtimtari dhe jeta në TikTok.
“Rrini këtu, s’ja dilni me një rrogë, bukën me veti e marrë,” shprehet ai, duke reflektuar mbi vështirësitë ekonomike që hasin shumë shqiptarë.
Isufi gjithashtu foli për sfidat e punës në ndërtimtari jashtë vendit. “Në Gjermani duhet të punosh edhe në shi, edhe në të ftohtë,” thekson ai, duke përshkruar kushtet e vështira të punës që i duhet të përballojë.
Përkundër sfidave, Isuf “Baushtella” ka gjetur një mënyrë të veçantë për të kombinuar përvojat e tij si punëtor ndërtimi dhe krijues përmbajtjeje në TikTok.
Se çfarë thotë më shumë, e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.
aaaaa